Gjergj Vyshka 28.03.2016 10:00
Që nga dita e djeshme, ka nisur në Shkodër veprimtaria e parë e vitit 2016 për Federatën Shqiptare të Pingpongut.
Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të grupmoshës deri në 15 vjeç, si ekipor, ashtu edhe individual.
Teuta për vajza me trajner Musa Tërniqi është kampione e Shqipërisë, ndërsa ka mundur Elbasanin, Vllazninë dhe Tomorin.
Mbrëmë vonë kanë përfunduar dhe ndeshjet gjysmëfinale të djemve, ndërsa finalja ekipore, së bashku dhe me individualet djem e vajza do të luhen sot.