Mediat shqiptare, mes indinjatës, satirës dhe sarkazmës për UEFA-n (Video)

Share Button

Gazetat-pike-shitje

AlbanianSport.com 25.10.2014 07:05

ASNN – Ka qenë i shumëngjyrshëm në përzgjedhjen e fjalëve, por unanim në qëndrimin e tij, i gjithë shtypi shqiptar përsa i përket vendimit të marrë nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Reagimi për këtë vendim, ka qenë kryefjala e të gjitha gazetave të ditës në Shqipëri, qofshin këto sportive apo jo dhe kronika e mëposhtme na sjell titujt më të spikatur.

Vendimi i organizmit që qeveris futbollin evropian, UEFA, përsa i përket ndeshjes Serbi-Shqipëri ka qenë kryefjala e të gjitha gazetave të ditës në Shqipëri, qofshin këto sportive. Në fakt, ka qenë i shumëngjyrshëm në përzgjedhjen e fjalëve, por unanim në qëndrimin e tij, i gjithë shtypi shqiptar, duke variuar nga indinjata e thellë e deri ta sarkazma.

“Vendim politik, UEFA i thotë po racizmit të Serbisë”, – shkruan e përditshmja më e madhe në vend, “Panorama”, ndërsa në të njëjtën linjë editoriale janë edhe titujt e gazetave të tjera në vend, si “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare”, “Dita”, “Standard”, “Tema”, “Tirana Observer” apo gazeta “Sot”, të cilat e cilësojnë vendimin e UEFA-s si të motivuar politikisht, pasi ka injoruar dhunën ndaj kuqezinjve.

Në titujt e tyre, ato i referohen edhe shfaqjes në fushën e blertë të huliganit serb, Ivan Bogdanov. E përditshmja “Shqip”, thekson në titullin e saj se kuqezinjtë “u dënuan se nuk pranuan të vdisnin”, ndërsa gazeta “MAPO”, titullin e saj “Parodia e UEFA-s” e ka shoqëruar me një karikaturë nga i mirënjohuri Bujar Kapexhiu. Të ashpra kanë qenë edhe gazetat sportive dhe “Panorama Sport”, duke shtrembëruar emrin e kreut të UEFA-s, hapet me titullin “Platinoviç dënon Shqipërinë”.

“Sport Ekspres” e quan francezin “Armiku ynë”, ndërsa “Sport Plus” thekson se në fakt, UEFA nuk vendosi. As gazetat e partive politike nuk kanë mundur t’i shpëtojnë valës së reagimit publik ndaj këtij vendimi të UEFA-s, duke e patur atë, natyrisht me ngjyrimet përkatëse politike, në titull kryesor të numrit të tyre të sotëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh