Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Jupit, sonte përballë Hungarisë në Elbasan

Share Button

Shpresat-2016-ekip-i-kuq-rresht

AlbanianSport.com 28.03.2016 08:55

ASNN – Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, do të luajë sot ndeshjen e radhës të vlefshme për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe. Përballë kuqezinjve të vegjël do të jetë përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Hungarisë. Ndeshja Shqipëri-Hungari do të luhet sot në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga kanali i dytë i Televizionit Shqiptar, TVSH 2, si dhe nga kanali RTSH Sport i platformës dixhitale të transmetuesit publik.

Kështu, sot në mbrëmje kuqezinjtë Nën-21-vjeçarë do të luajnë sfidën e radhës, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian. Pas barazimit 0-0 të arritur me Greqinë pak ditë më parë, përballë djemve të trajnerit Redi Jupi do të jenë homologët e Hungarisë. Kundërshtari ndodhet në vendin e 4-t në renditje, me 8 pikë, por me një ndeshje më pak se Shqipëria e vendit të dytë, që ka 9 pikë. Futbollistët kuqezi kanë kryer seancën e fundit stërvitore të dielën në mbrëmje dhe trajneri Jupi është shprehur se lojtarët e tij gëzojnë një formë të mirë.

Sipas tij, me mbështetjen edhe të tifozëve, shpresohet tek një rezultat pozitiv. Për Shqipërinë, në sfidën me Hungarinë, do të mungojë për shkak të një dëmtimi Emiljano Hysi, sulmuesi që luan në Angli. Gjithashtu nuk do të jetë as futbollisti i Viteses në kampionatin holandez, Milot Rashica, që i është bashkuar Kombëtares së të rriturve për ndeshjen me Luksemburgun.

Po kështu, edhe Eros Grezda, i cili ka ardhur në Tiranë, nuk mund të luajë ende me bluzën e kombëtares, për arsye se nuk ka marrë ende një pasaportë shqiptare. Kjo është ndeshja e 8-të në grup për Shqipërinë. E parafundit do të jetë ajo Greqi-Shqipëri, e cila do të luhet në 2 shtator 2016, ndërsa e fundit ajo që do të luhet 8 ditë më pas, në Izrael, ndaj përfaqësueses vendase të Nën-21-vjeçarëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:40 ASNN – Shqipëria e Nën-21 barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

AlbanianSport.com 14/11/2024 17:35 ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve luan të premten miqësoren

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh