Gjergj Vyshka 27.03.2016 17:10
Vllaznia dominon çiklizmin shqiptar, ndërsa Bruno Kola për paratërinj dhe Kledison Cani për të rinj janë fituesit e Kupës “26 Marsi”, një veprimtari e përvitshme që organizohet nga Bashkia e Kavajës dhe klubi shumësportësh “Besa”.
Gara e parë e këtij viti ka pasur itinerarin Kavajë-Maminas-Kavajë, ndërsa shpejtësia mesatare ka arritur 41.02 kilometra në orë. Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë dhjetë ekipe, ndërsa është kthyer pas shumë vitesh Skënderbeu në çiklizëm me dy sportistë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka falënderuar organizatorët, ndërsa pritet që dyrrotakët sivjet të kenë një mori aktivitetesh ndërkombëtare e kombëtare.
Kupa “26 Marsi” në Çiklizëm
(Kavajë-Maminas-Kavajë 60 km)
Rezultatet teknike:
Paratërinj
Nr. Sportisti Koha
1) Bruno Kola (Vllaznia) 1h29’10”
2) Ridvan Tafili (Teuta) 1h29’11”
3) Rigers Velija (Vllaznia) 1h29’12”
Të rinj
Nr. Sportisti Koha
1) Kledison Cani (Vllaznia) 1h29’10”
2) Përparim Rroci (Besa) 1h29’11”
3) Sali Ballgjini (Teuta) 1h29’12”