Peshëngritje / Trajneri Kovaçi, optimist për Qerimaj në Evropianin e prillit

Share Button

Peshengritje-Kupa-e-Shqiperise-2016-Qerimaj-Kovaci-trofeu

AlbanianSport.com 26.03.2016 18:55

ASNN – Për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, një nga trajnerët e Kombëtares së peshëngritjes, që është njëkohësisht dhe trajneri i Erkand Qerimajt, Zef Kovaçi, do të deklaronte: “Qerimaj gëzon një formë të mirë dhe për këtë gjë jam i gëzuar me ecurinë e deritanishme të tij. Jemi stërvitur në Tiranë për shkak se sportisti ka pasur disa provime dhe për këtë gjë kemi marrë dhe lejen e Federatës.”

“Përgatitjet tona kanë qenë intensive me dy seanca në ditë duke dhënë maksimumin tonë për këtë garë të rëndësishme, të cilën e vlerësojmë shumë, pasi janë sportistët më të mirë të Evropës, – ka vijuar ai. – Erdhëm në Shtërmen për t’iu bashkuar ekipit kombëtar pasi janë ditët vendimtare për paraqitjen e rezultateve.  Do vijmë prapë të premten tjetër, atje ku do të ketë një tjetër garë kontrolli.

“Dhe shpresojë shumë që Qerimaj të arrijë rezultate më të mira, – ka premtuar trajneri veteran. – Sepse deri tani ai ka arritur 158 kg në shkëputje dhe 196 kg në shtytje. Siç dihet, Erkandi është një sportist tepër cilësor ku ka shumë medalje në Shqipëri dhe 41 i ka ndërkombëtare. Dhe këto nuk janë pak për këtë peshëngritës, që për mua është më i miri i kombëtares.”

“Forma e tij është shumë e mirë dhe nuk ka asnjë problemë shëndetësor dhe për fat të mirë gjithçka po rezulton ashtu siç duhet në këto përgatitje intensive. Synimi i jonë është që Qerimaj të arrijë. ose më mirë të përmirësojë rezultatet e deri tanishme, ndërsa në Evropian të renditemi në tre vendet e para”, – ka përfunduar trajneri i shtangistit shkodran, Erkand Qerimaj.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh