Nën-21-vjeçarët / Shqipëri-Greqi 0-0, kronologjia e një derbi ballkanik

Share Button

Shpresat-Greqi-0-0-loje-Rashica-2016

AlbanianSport.com 25.03.2016 10:25

ASNN – Përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, që njihet ndryshe si Shpresat, ka marrë një tjetër pikë të vlefshme në kuadër të grupit të 4-t të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe, duke u ndarë të enjten me rrjeta të paprekura me Greqinë. Kjo ndeshje, që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena” u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin e dytë tokësor, TVSH, si dhe në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale të transmetuesit publik, u mbyll pa gola. Shqipëria mban aktualisht vendin e dytë në renditje, me 9 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjesh.

 

Minutat e lojës: 

4′ Krosim në zonën e rreptësisë helene, grumbull lojtarësh kuqezi para portës greke, por portieri Barkas del me shpejtësi dhe eviton rrezikun.

6′ Kundërzbritje e shpejtë e miqve nga e majta e sulmit të tyre, gjuan Joanidas, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Strakosha

11′ Çekiçi gjuan fuqishëm nga distanca. Topi kalon fare pranë traversës së portës së mbrojtur nga Barkas.

13′ Sërish  Çekiçi depërton në zonën kundërshtare, duke kaluar tre futbollistë miq njëri pas tjetrit. Gjuan nga e majta e sulmit kuqezi, por një mbrojtës i ekipit grek e devijon topin tej vijës fundore

18′ Liridon Latifi shpërthen në një kundërsulm, por ndalet në mënyrë të parregullt nga Janulis, që ndëshkohet me karton të verdhë.

20′ Ekipi grek organizohet mirë në mesfushë dhe kundërzbret me shpejtësi nga e majta.  Gjuan Donis drejt kuadratit të portës kuqezi, por Strakosha pret mjeshtërisht

49′ Goditje këndi për kombëtaren shqiptare, godet Laçi, por pret portieri grek.

57′ Rashica pengohet në mesfushë, por gjyqtari nuk jep goditje dënimi për tanët dhe loja vazhdon normalisht

58′ Gjuan kapiteni i skuadrës greke, Mavrias, por Strakosha bën  një pritje tjetër  të shkëlqyer.

62′ Manaj ka pasur një moment të mirë për të shënuar, por nuk e ka shfrytëzuar si duhet, teksa nuk ka arritur të godasë, sepse portieri grek ia ka rrëmbyer topin nga këmbët.

65′ Manaj pengohet nga dy mbrojtës grek brenda zonës së rreptësisë helene, por gjyqtari vazhdon lojën edhe pse faulli ishte i dukshëm.

84′ Rashica kroson për në zonën helene për te Hoxhallari, që vonon më shumë se sa duhej.

88′ Bergos provon të gjuajë me të djathtën e tij nga jashtë zonës. Portieri Strakosha si gjithmonë i vëmendshëm ndodhej në pozicion.

90′+1 Futbollisti Milot Rashica godet fuqishëm me të djathtën, por topi devijohet në goditje këndi nga kundërshtari dhe në përfundim 0-0.

 

Shqipëri – Greqi        (Nën-21-vjeçarët)                 0-0

E enjte, 24 mars 2016, ora 18:00

në stadiumin “Elbasan Arena”

Shqipëri: Th. Strakosha, Lulaj, Rrahmani, Prenga, Hoxhallari, Bare, Laçi (Broja 75’), Çekiçi, Rashica, Latifi (Gavazaj 75’), Manaj. Trajner: R. Jupi

Greqi: Barkas, Migas, Risvanis, Gutas, Siopis (Tzanetopulos 72’), Mavrias, Kiarisis, Joanidas (Masuras 64’), Kuluris (Vergos 83’), Donis, Janopulos. Trajner: A. Nikopolidis

Gjyqtarë: N. Rainvil, L. Stien, F. Haket (Francë)

Kartonë të verdhë: Hoxhallari / Siopis, Janopulos

 

Evropiani 2017

Nën-21-vjeçarët

 

Eliminatoret

 

Grupi 4

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Portugalia      6          6          0          0          23-1                18
  2. Shqipëria       7          2          3          2            8-13                9
  3. Izraeli             5          2          2          1            8-4                  8
  4. Hungaria       6          2          2          2          10-8                  8
  5. Greqia            5          2          1          2            8-6                  7
  6. Lihteshtejni   7          0          0          7            0-25                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh