AlbanianSport.com 24.10.2014 20:45
ASNN – Vendime absurde, që janë më tepër i karakterit politik sesa sportiv. Kështu i ka cilësuar ish-portieri dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Foto Strakosha, ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Shkëlqim Muça, dhe ish-futbollisti i Kombëtares dhe Dinamos, Ermal Tahiri, vendimet e marra nga nga Komiteti i Disiplinës i UEFA-s.
I kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike nga Televizioni Shqiptar, Tahiri ka tërhequr vëmendjen se duhej treguar më tepër kujdes nga pala shqiptare përsa i përket protokollit të ndeshjes, ndërsa Strakosha dhe Muçka kanë theksuar se vendimi i UEFA-s ka qenë subjektiv.
3 ish-futbollistë të Kombëtares i kanë cilësuar vendimet e marra nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri si të ndikuara më tepër nga politika sesa kriteret sportive. Foto Strakosha dhe Shkëlqim Muça dhe Ermal Tahiri, duke folur për nga Televizioni Shqiptar, kanë theksuar se vendimi i UEFA-s ka qenë subjektiv.
Tahiri ka tërhequr vëmendjen se duhej treguar më tepër kujdes nga pala shqiptare përsa i përket protokollit të ndeshjes. Për të 3 ish-futbollistët, vendimi ishte më tepër i karakterit politik sesa sportiv. Ish-lojtarët e Kombëtares bashkohen në cilësimin e vendimeve të marra nga UEFA si absurde.