Serbi-Shqipëri / Lojtarët e Kombëtares reagojnë ashpër pas vendimit (Video)

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-sherri-02

AlbanianSport.com 24.10.2014 19:25

ASNN – Nuk kanë munguar reagimet e futbollistëve të kombëtares shqiptare, për vendimin e Disiplinës së UEFA-s. Meha, Balaj dhe kapiteni Cana nuk kanë qenë aspak dakord me ato çka u vendos në Nion të Zvicrës. Mendimet i tyre i kanë përcjellë nëpërmjet profileve zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Vendimi i UEFA-s është komentuar edhe nga disa prej futbollistëve të kombëtares shqiptare. Nëpërmjet faqeve të tyre në rrjetit social “Facebook”, ata kanë dhënë mendimet e tyre për këtë çështje. Mesfushori i kombëtares kuqezi, Alban Meha, ka shprehur shpirtin e paepur.

“Padrejtesia na bën më të fortë, do të kualifikohemi me forcat tona dhe do shkojmë ta ngremë Flamurin KUQ E ZI në mes të Francës, VETËM KUNDRA TE GJITHËVE”, – shkruan ai, duke shtuar: “Sa më shumë të na dënosh, aq më shumë do të na bashkosh!”

Ndërsa Bekim Balaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e fitores ndaj Portugalisë ka thënë: “DREJTESI kërkuam, por nga kush, nga Evropa? Harruam ne që Evropa na ka bërë padrejtësi ndër shekuj? Vetëm bashke mund t’ja dalim. Sot më të bashkuar se kurrë, më krenarë se kurrë që jemi SHQIPTARË.

Kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, ka shkruar vetëm një fjali: “Kjo nuk është drejtësi”. Tronditja për ta ka qenë padyshim tepër e madhe. Prandaj futbollistët e Shqipërisë reaguan ashpër pas vendimit të UEFA-s që ia dha Serbisë 3-0 ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit në Beograd.

Ndër ta, më i veçanti Bekim Balaj, ai që iu nënshtrua i pari dhunës së tifozëve serbë në stadium. Statusi i tij në “Facebook” ishte plot ironi e sarkazëm therëse: “Më fal, Platini, për stolin që desh e theva me kokë. Bravo UEFA!” Edhe kapiteni Lorik Cana nuk ka ngurruar aspak. Për të, kjo që ka bërë UEFA nuk është drejtësi.

Për Alban Mehën, mesfushorin e Paderbornit, padrejtësia do ta bëjë kombëtaren edhe më të fortë. “Do të kualifikohemi me forcat tonë, – shkruan ai në rrjetin social, – do të shkojmë ta ngremë flamurin kuqezi në mes të Francës”. Futbollistët shqiptarë u sulmuan dhe u dëmtuan fizikisht dhe psikologjikisht në ndeshjen e 14 tetorit, por UEFA vendosi që ai takim t’i jepej Serbisë në tavolinë 3-0.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh