Gjergj Vyshka 21.03.2016 12:30
Janë plot 31 rekorde kombëtare të thyera në të tre kategoritë e moshave në kampionatin dimëror të notit për moshat. Për meshkuj në Kategorinë C, Endi Kola i Te Stelës është rekordmen në 400 metra stil i lirë me kohën 5’48”78, si dhe në 100 metra flutur me kohën 1’27”91. Në të njëjtën kategori moshash Grejsi Koxhaku ka thyer tre rekorde kombëtare. Fillimisht në 100 metra shpinë me kohën e re 1’22”41. Më pas në 200 metra shpinë me kohën 2’50”87 dhe në fund në 200 metra stil i lirë me kohën 1’22”20.
Në të njëjtën kategori për femra është rekordmene Vivian Xhemollari, e cila në 100 metra stil i lirë ka dhënë kohën e re 1’13”69, kurse në 200 metra stil i lirë me kohën 2’40”00. Në Kategorinë A për meshkuj është dalluar Bianti Danaj i Flamurtarit, i cili është rekordmen në 50 metra stil I lirë me kohën 26”74, si dhe në 100 metra stil i lirë me kohën 58”17. E për femra, po në kategorinë A, rekordi i vetëm ka ardhur nga Alesia Neziri e Tiranës në 50 metra shpinë me kohën 33”18. Për t’u evidentuar është se nuk ka pasur asnjë rekord në kategorinë B në individuale, kurse pjesa më e madhe e rekordeve ka ardhur tek stafetat.
Më konkretisht Te Stela numëron pesë rekorde për femra në kategorinë A; 4×100 metra stil i lirë 4’59”00, 4×100 m stil i përzier 5’25”91, 4×200 metra stil i lirë 11’22”00, 4×50 metra stil i lirë 2’14”50 dhe 4×50 metra stil i përzier 2’28”18. Po e njëjta skuadër regjistron dhe katër rekorde të tjera në stafeta këtë herë për Kategorinë B të femrave; 4×100 metra stil i lirë 5’36”09, 4×200 metra stil i lirë 12’17”81, 4×100 metra stil i përzier 6’10”09 dhe 4×50 metra stil i përzier 2’40”04. Vijon Te Stela edhe tre rekorde të tjera në stafetat për Kategorinë B të meshkjve; 4×100 metra stil i lirë 4’58”06, 4×100 metra stil i përzier 5’28”11 dhe 4×50 metra stil i lirë 2’12”26.
Ndërkohë Te Stela do të regjistronte edhe pese rekorde kombëtare të moshave në Kategorinë C të femrave; 4×100 metra stil i lirë 5’27”28, 4×100 metra stil i përzier 6’58”09, 4×200 metra stil i lirë 13’22”09, 4×50 metra stil i lirë 2’41”78 dhe 4×50 metra stil i përzier 3’05”09. Dhe për ta mbyllur Te Stela, si kampione e dyfishtë, sjell edhe katër rekorde në stafeta për meshkuj; 4×100 metra stil i përzier 5’22”44, 4×100 metra stil i përzier 6’09”91, 4×50 metra stil i lirë 2’21”88 dhe 4×50 metra stil i përzier 2’48”18. Përfundimisht një dominim total i Te Stelës në kampionatin e moshave në not.