AlbanianSport.com 21.03.2016 08:50
ASNN – “Një sezon ku Tirana duhet të jetë e kënaqur me atë që ka marrë.” Kështu e ka cilësuar trajneri bardheblu, Ilir Daja, ecurinë e deritanishme të ekipit të tij. Lidhur me barazimin 1-1 me Kukësi, trajneri i kryeqytetasve është shprehur i kënaqur me pikën e marrë, duke patur parasysh rrethanat.
Skuadra e tij është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Kukësit, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, por, duke patur parasysh rrethanat, trajneri i Tiranës, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur me pikën e marrë.
Për Dajën, ky është një sezon ku Tirana duhet të jetë e kënaqur me atë që ka marrë. Pas 27 javësh kampionat, Tirana mban vendin e 5-të të renditjes, me 41 pikë të marrë nga 81 të mundshme.