Gjergj Vyshka 20.03.2016 23:15
E vërteta është se atmosfera e ndezur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, ka qenë e denjë për një kryendeshje të basketbollit të meshkujve. Këngët e “Fanatiksave” nuk kanë pushuar për asnjë moment.
Por gjatë ndeshjes ka pasur dhe flakadanë, të cilët e kanë bërë jo vetëm të vështirë pamjen në “Fahrie Hoti”, por ka shkuar deri në mjegull. Aq sa është kërkuar hapja e dritareve që të ikte tymi dhe era e keqe.
E vërteta është se, konstatuar kjo dhe nga vëzhguesi i ndeshjes, Jorgji Shundi, Salla Sportive “Farie Hoti” vijon të mos shfaqë sigurinë e duhur për njerëzit. Sepse në të, largqoftë, në një rast rënie zjarri, apo dhe të një përplasjeje tifozësh, siç ishte dhe dje, nuk ka asnjë dalje të shpejtë. Por vetëm hedhje nga dritaret.