AlbanianSport.com 20.03.2016 10:05
ASNN – Janë luajtur dje të gjitha ndeshjet e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Flamurtari vazhdon të ruajë bilancin prej 100 % fitoresh, duke kryesuar me pikë të plota, 30, i ndjekur nga afër nga Goga Basket, e cila mundi dje në fushën e Kamza Basketin, me shifrat 90-51, dhe mban vendin e dytë me 26 pikë, një më tepër sesa Tirana.
Flamurtari vijon të njohë vetëm fitore në Kampionatin Kombëtar, ndërsa ndaj Elbasanit, edhe pse ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes pothuajse me vajzat e reja, nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim fitoren në takimin e zhvilluar në kuadër të javës së 14-të, duke triumfuar me shifrat 92-87. Ndërkohë, ndryshe nga ajo që ka ndodhur mbrëmë tek meshkujt, në mesditë tek takimi i femrave Tirana-Studenti, gjithçka ka qenë e qetë.
Vajzat bardheblu të trajnerit Erdal Borova kanë fituar me shifrat bindëse 91-69 dhe konsolidohen në vendin e tretë, me 25 pikë, një më tepër sesa Vllaznia, e cila dje ka siguruar praktikisht vendin në katërshen e parë, që të çon në “play-off”-in finale për titullin “kampion”, me fitoren e thellë, 77-46, të realizuar dje ndaj Skënderbeut, nga basketbollistet shkodrane, të drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha dhe kolegja e tij Afërdita Rakaj.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 15-të
(19 mars 2016)
Flamurtari – Elbasani 92-87
Goga Basket – Kamza Basket 90-51
Tirana – Studenti 91-69
Vllaznia – Skënderbeu 77-46
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 15 15 0 1163-917 30
- Goga Basket 15 11 4 1207-960 26
- Tirana 15 10 5 1099-1001 25
- Vllaznia 15 9 6 1052-980 24
- Skënderbeu 15 6 9 975-1063 21
- Studenti 15 5 10 856-1026 20
- Kamza Basket 15 4 11 786-927 19
8. Elbasani 15 0 14 874-1138 15