Atletikë / Luiza Gega duhet të dalë mbi gripin në Botërorin e Portlandit

Share Button

Atletike-Portlend-Luiza-Gega-2016

Gjergj Vyshka 18.03.2016 13:25

Sot në mbrëmje, në ora 21:35 me orën e Shqipërisë, Kampionia e Ballkanit në sallat e mbyllura dhe rekordmenia e vendit tonë në 1500 metra do të konkurrojë në gjysmëfinalen e garës së saj të preferuar. Luiza Gega, rekordmenia e Shqipërisë në 1500 metra në salla të mbyllura më 27 shkurt, por dhe njëkohësisht kampione dhe rekordmene e Ballkanit, sot duhet të triumfojë mbi gjendjen gripale që ka kaluar këto ditë. Ajo gjendet në Portland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, atje ku që dje ka nisur Kampionati Botëror i Sallave të Mbyllura.

Gjendja nuk duket ashtu sikurse mund të pritej, sidomos pas një stërvitje të fortë 9-javore në Iten të Kenias, por trajneri Stërmasi përtej gjithçkaje beson se Gega do të dalë mbi të gjitha vështirësitë. Për më tepër ndryshimi i temperaturave nga 25 gradë Celsius në Iten të Kenia, në 15 gradë Celcius në Tiranë, në 6 gradë Celcius në Portlend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se ka ndikimin e vet. Dhe për gazetën “Sport Ekspres” që nga Portland i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stërmasi do të deklaronte: “E para dhe më problematikja është se Luiza kaloi këtu 3 ditë me temperaturë e kollë.

“Një temperaturë e lartë 39 gradë e gjysmë, të cilën për fat të mirë e kaluam shpejt dhe tanimë është më mirë se sa ç’ishte, – vijoi trajneri. – Puna është se çdo virozë jep shenja dobësie e rënie të parametrave biologjik dhe kësaj ia kam frikën. Çdo ditë në stërvitje Luiza është më mirë se një ditë më parë, por ne shpresojmë që do të jemi sot në 100 % të mundësive tona në garë.” Stërmasi mendon se përgatitja në Iten të Kenias e ka ndihmuar atleten në paraqitjen e saj që ka dhënë këtë vit, sidomos në Ballkaniadën e sallave të mbyllura në Stamboll më 27 shkurt. “Rezultati, – thotë Stërmasi, – vjen si pasojë e një lodhje të madhe të atletes, regjim total dhe i fortë, fizioterapi dhe kushte klimaterike shumë të favorshme.”

“Stërvitja e mirë e Luizës në Iten të Kenias na bën të shpresojmë që gjendja gripale nuk do të ndikojë sot në gjysmëfinalen e Botërorit, – shton ai. – Në një rast të ndryshëm, pjesëmarrja dhe kualifikimi do të ishte i pamundur”. Dhe menjëherë Stërmasi shpall dhe objektivin: “Na duhet kalimi në finalen e 1,500 metrave. Aktualisht Luiza është renditur si sportistja e 5-të me kohën më të mirë në garë. Dje kemi pasur dhe mbledhjen teknike në të cilat janë vendosur dhe bateritë. E mbi bazën e ndarjes së baterive do të përgatisim dhe taktikën e garës në gjysmëfinale. Gjithsesi më e rëndësishme është përmirësimi i gjendjes së atletes dhe hedhja pas shpinës së virozës”.

Sipas Stërmasit ka një ndikim dhe ndryshimi i kushteve klimaterike, sepse në Iten të Kenias ka qenë 25 gradë Celsius, kurse në Portlend është 5-6 gradë. “Mos harroni që vetëm sot ka pushuar bora e shkrirë dhe temperaturat vijojnë të jenë ende të ulëta, pra është ftohtë”, – sqaron trajneri i rekordmenes, për të cilin Ballkaniada e Stambollit ishte gara testuese ku atletja e pa se sa mirë ishte në gjendje e saj dhe pa mbi të gjitha se cilat janë mundësitë reale të saj. “Nëse nuk do të kalonte virozën, dalja në finale do të ishte thjesht formalitet, pasi diferencat në rezultat janë të mëdha dhe janë të dukshme, ndërsa kundërshtarët në kohë janë poshtë saj”, – thotë ai.

“Gjithçka mbetet tek forma optimale e saj”, – ka përfunduar trajneri Taulant Stërmasi, ndërsa Luiza Gega do të konkurrojë sot në mbrëmje me orën e Tiranës, 21:35, në gjysmëfinalen e 1500 metrave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh