AlbanianSport.com 18.03.2016 07:55
Pavarsisht një gjendjeje të pafavorshme shëndetësore, rekordmenia shqiptar e 1,500 metrave, Luiza Gega, synon një vend midis 5 të parave në Kampionatin Botëror të Atletikës në Salla të Mbyllura, që ka nisur sot në Portlend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka deklaruar nëpërmjet linjës telefonike për Televizionin Shqiptar, se sportistja do të japë maksimumin për këtë objektiv.
Në Portlend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur sot Kampionati Botëror i Atletikës në Salla të Mbyllura, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga sportistja Luiza Gega. Rekordmenia e 1,500 ka kaluar ditët e fundit një gjendje gripale, por trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka deklaruar nëpërmjet linjës telefonike, se sportistja pritet të kualifikohet për në gjysmëfinale.
Në vijim të bisedës së tij me Televizionin Shqiptar, trajner i Gegës ka shpresa të mëdha për një vend midis 5 të parave të botës në këtë garë. Luiza Gega do të garojë në gjysmëfinalen e 1,500 metrave më 18 mars në mbrëmje, me orën e Tiranës, ndërsa finalja zhvillohet një ditë më pas.