Boks / Shqipëria, tre medalje ari në “Memorial Vllaznia 2016” (Video)

Share Button

Boks-Kalivopuli-Maminaj-trofeu-2016

Gaspër Marku 14.03.2016 14:30

Turneu i 13-të Ndërkombëtar i Boksit, “Memorial Vllaznia 2016”, që ka nisur të premten në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ka ulur dje siparin e tij. Në ditën e fundit janë luajtur dhjetë finale në dhjetë peshat konkurruese trupore. Të parët që janë ngjitur në ring kanë qenë boksierët e peshës së lehtë deri në 49 kg për të vijuar më pas deri tek ballafaqimi i fundit, ai i peshës super të rëndë, plus 91 kg, i cili mbylli edhe të gjithë programin e betejave në ringun e Shkodrës.

Një turne që, siç kemi bërë të ditur më parë, i dedikohet ish boksierëve shkodranë që sot nuk jetojnë më. Ky turne, për tre ditë me radhë, tërhoqi një interesim të madh, jo vetëm nga ana e tifozerisë shkodrane, por edhe të ardhur të tjerë nga Tirana dhe rrethet e tjera të Shqipërisë. Madje ka pasur edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë si ambasadorët e shteteve të Bullgarisë dhe Malit të Zi, apo dhe Konsulli i Nderit të Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza.

Ashtu siç ishte bërë e ditur një ditë më parë, nisur edhe nga boksierët e kualifikuar në finale, Kazakistani me 6 dhe Shqipëria dhe Kosova me nga katër të tillë, lufta sportive për fitimin e turneut si ekip u përqendrua pikërisht mes këtyre ekipeve. Në përfundim, me tre kampionë të barasvlershëm me tre medalje të arta, ekipi më i mirë është cilësuar ai i Kazakistanit, i cili meritoi edhe kupën përkatëse të Turneut Ndërkombëtar. Trofeun kësaj kombëtareje, në përfundim të turneut, ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli.

 

Turneu i 13-të Ndërkombëtar i Boksit

“Memorial Vllaznia 2016”

 

Rezultatet teknike të ditës së tretë:

 

Pesha 49 kg  Duisenbai (Kazakistan) – Dimitri (Bullgari)         3-0

Pesha 52 kg  Aleksandrov (Bullgari) – Isakulov (Kazakistan) 3-0

Pesha 56 kg  Zeneli (Shqipëri) – Kalzhanov (Kazakistan)       1-2

Pesha 60 kg  Sulejmani (Kosovë) – Koptileuov (Kazakistan)  2-1

Pesha 64 kg  Rrasi (Kosovë) – Mger (Ukrainë)

(fiton me AB boksieri ukrainas për tërheqje të kundërshtarit)

Pesha 69 kg  Kurhaku (Kosovë) – Yrzabajev (Kazakistan)      1-2

Pesha 75 kg  Muharremi (Kosovë) – Marinaj (Shqipëri)           0-3

Pesha 91 kg  Xhoxhaj (Kosovë) – Kostandin (Ukrainë)                        3-0

Pesha +91 kg           Hysa (Shqipëri) – Batinkov (Bullgari)       3-0

 

Renditja ekipore:

 

Kazakistani   3 medalje ari

Shqipëria       3 medalje ari

Kosova           2 medalje ari

Bullgaria        1 medalje ari

Ukraina          1 medalje ari

 

Boksieri më i mirë i turneut: Syrja Marinaj (Shqipëri)

Boksieri më i mirë vendës: Nelson Hysa (Shqipëri)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh