AlbanianSport.com 12.03.2016 19:05
Skënderbeu në basketboll për femra pa titullaren e vet kryesore Eda Llazari ka filluar rënien e lirë prej disa javësh edhe për atë se kjo lojtare ka pësuar një dëmtim në gju kur ishte pjesë e grumbullimit të kombëtares dhe tashmë pret nga momenti në momenti t’i hyjë “bisturisë”. Pa këtë lojtare në formacion, që ka një mesatare prej mbi 30 pikësh për ndeshje, Skënderbeu nuk ka arritur të ndalë dje as Vllazninë në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës.
Korçaret kanë rezistuar vetëm në dy pjesët e para, teksa humbnin me vetëm 4 pikë diferencë. Por pas pushimit lëshojnë totalisht dhe humbasin krejt ndeshje me 33 pikë diferencë. Sigurisht një meritë të veçante kanë pasur edhe vajzat shkodrane, që kanë zhvilluar një ndeshje vërtetë të mirë. Pjesa e parë është e bukur nga fillimi deri në fund, teksa miket kryesojnë në fund, me vetëm një pikë diferencë 13-14. Edhe pjesa e dytë ka pasur rivalitet.
Korçaret përpiqen më shumë të rikuperojnë me gjuajtje për 3 pikë, ndërkohë që shkodranet nga distanca prej dy pikësh. 28-32 në favor të shkodraneve shënon tabela përpara se ekipet t’i drejtohen dhomave të zhveshjes, ndërkohë që dy pjesët e fundit sjellin në parket një Vllazni që nuk fal. 11-23 do të fitonin shkodranet pjesën e tretë, ndërkohë që edhe në pjesën e katërt diferenca thellohet edhe më shumë.
Në 10 minutëshin e fundit Skënderbeu shënon vetëm 9 pikë dhe shkodranët 26 pikë. 48-81 është rezultati përfundimtar në favor të Vllaznisë.
Skënderbeu – Vllaznia 48-81
(13-14, 15-18, 11-23, 9-26)
Skënderbeu: Doja (5), El. Papa (20), S. Papa (4), Gjika (17), Haris / Toska (3), Pëllumbi, Aliu, Shallo, Hysenllari. Trajner: Em. Papa
Vllaznia: I. Dashja (23), Mustafa (6), Basha (15), Berranija (33), Çoçja / A. Dashja (4), Kraja, Berhani, Karajfili, Lisi. Trajner: R. Rasha
Gjyqtarë: Y. Harasani, A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 65-53
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 77-67
Goga Basket – Elbasani 106-67
Skënderbeu – Vllaznia 48-81
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 14 14 0 1071-830 28
- Goga Basket 14 10 4 1117-909 24
- Tirana 14 9 5 999-961 23
- Vllaznia 14 8 6 975-934 22
- Skënderbeu 14 6 7 929-986 20
- Studenti 14 5 9 787-935 19
- Kamza Basket 14 4 10 735-837 18
- Elbasani 14 0 14 789-1047 14