Gjergj Vyshka 12.03.2016 15:20
Kupën dhe medaljet jo vetëm Barletit Volejit, por dhe Tiranës si vendi i dytë ia ka dorëzuar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, së bashku me atë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.
Duhet theksuar se kanë qenë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, ashtu sikurse ka qenë edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.
Për t’u evidentuar është fakti se Gurabardhi nuk ka shkuar të marrë medalje si një shenjë pakënaqësie ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit për shkak të heqjes nga posti i trajnerit të kombëtares.
E jo vetëm kaq, por duket se ka ekzistuar dhe tek stafi drejtues i Tiranës. Përtej kësaj Barleti Volej e ka merituar Kupën e Shqipërisë.