AlbanianSport.com 12.03.2016 13:50
Shqipëria e hendbollit të femrave të moshës deri në 19 vjeç, e cila është duke marrë pjesë në turneun e vendeve në zhvillim në Tbilisi të Gjeorgjisë, dje ka pësuar humbjen rekord në këtë turne.
Pasi është mundur 1-48 nga Letonia, 3-41 nga Qipro dhe 6-44 ndaj Gjeorgjia, dje vjen ndëshkimi më i rëndë. 2-61 nga Estonia, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar 1-28 dhe e dyta 1-33.
Për t’u evidentuar është fakti se Aliaj përsëri ka qenë lojtarja më e mirë e ekipit kuqezi, sikurse ka qenë për Estoninë edhe Netsajeva me 7 golat e saj. Përfundimisht me 4 humbje, 12 gola të shënuar dhe plot 194 të pësuar, Shqipëria është e fundit.
Dhe ndoshta shtrohet me të drejtë pyetja nëse duhet të ishte në këtë turne.
Estoni – Shqipëri 61-2
Shënuese: Rein (7), Urvik (4), Gajevskaja (4),
Utsal (7), Volkova (1), Muntser (4), Zgurskaja (4),
Molkova (11), Kadak (6), Einman, Netsaveja (7),
Podzigun (5) / Aliaj, Gozhdari
Estonia: Gortsagova, Rein, Urvik, Gajevskaja, Utsal, Volkova, Muntser / Zgurskaja, Molkova, Kadak, Nikolaeva, Einman, Netsajeva, Podzigun. Trajner: E. Leitsar
Shqipëria: Muzha, Delia, H. Zajmi, Konini, Aliaj, Gozhdari, Beqo / S. Zajmi, Zavalani. Trajner: Sh. Lamçja
Gjyqtarë: E. Kuloviç, V. Skajiç (Bosnje-Hercegovinë)
Kartonë të verdhë: Gajevskaja, Zgurskaja, Einman / Beqo, Zajmi, Zavalani