AlbanianSport.com 12.03.2016 10:05
ASNN – Pas takimit të zhvilluar të premten, ku Studenti i Fiorentina Mitkut ka shtangur Kamza Basketin, duke fituar me rezultatin 65-53, të shtunën janë luajtur të 3 ndeshjet e tjera të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra.
Ka spikatur padyshim fitorja e Flamurtarit në duelin me Tiranën në Vlorë, duke vijuar të mbetet pa asnjë humbje në basketboll për femra. Një ndeshje e cila ka folur për skuadrën vlonjate, që ka krijuar dominim të dukshëm, duke fituar 77-67.
Ndërkaq, Goga Basket ka shpartalluar Elbasanin me thuajse 50 pikë epërsi, 106-67, duke konsoliduar vendin e dytë të renditjes, me 24 pikë, 4 më pak se Flamurtarin kryesues dhe një më tepër se ndjekësja më e afërt, Tirana, e dy më tepër sesa Vllaznia.
Skënderbeu në basketboll për femra pa titullaren e vet kryesore Eda Llazari ka filluar rënien e lirë prej disa javësh edhe për atë se kjo lojtare ka pësuar një dëmtim në gju kur ishte pjesë e grumbullimit të kombëtares.
Pa këtë lojtare në formacion, që ka një mesatare prej mbi 30 pikësh për ndeshje, Skënderbeu nuk ka arritur të ndalë dje as Vllazninë në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, duke u mundur 48-81, e duke shkarë në renditje.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 65-53
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 77-67
Goga Basket – Elbasani 106-67
Skënderbeu – Vllaznia 48-81
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 14 14 0 1071-830 28
- Goga Basket 14 10 4 1117-909 24
- Tirana 14 9 5 999-961 23
- Vllaznia 14 8 6 975-934 22
- Skënderbeu 14 6 7 929-986 20
- Studenti 14 5 9 787-935 19
- Kamza Basket 14 4 10 735-837 18
- Elbasani 14 0 14 789-1047 14