Luhet java e 11-të, shënohen 33 gola në 5 ndeshje, Vllaznia nuk “tutet”

Share Button

Futbolli-Femra-Kampionati-logo

Gjergj Vyshka 12.03.2016 07:05

ASNN – Kinostudio i shkakton tërmet “7-ballësh” Skënderbeut. Korçaret, me mungesa të shumta dhe me një portiere lojtare, nuk përballojnë dot skuadrën e vendit të dytë, që nuk fal duke i shënuar plot shtatë gola. Skënderbeu në javën e dytë të fazës së dytë, pavarësisht fitores së thellë që ka bërë javën e kaluar, teksa në Korçë kishte mundur Teutën 5-0, dje është kthyer tek humbja. Ka qenë një humbje e thellë 7-0 kjo që pësuan korçaret dje në kryeqytet përballë Kinostudios.

Sigurisht me kaq shumë mungesa në ekip dhe pa një portiere, Skënderbeu e ka pasur të vështirë të bëjë diçka, aq më tepër që korçaret kanë udhëtuar brenda ditës dhe dje kanë luajtur ndeshjen e tyre në orën 13:00. Pjesa e parë fillon me dy gola të shpejtë, madje, që në minutën e 12-të, është Begallo, e cila kalon vendëset në epërsi. Pa kaluar akoma as 5 minuta nga epërsia. vjen edhe goli i dytë i kryeqytetaseve, këtë herë me anë të Canës.

U duk se pjesa e parë do të kishte goleadë, por ky 45-minutësh ka përfunduar me epërsinë  e minutave të para, 2-0 për Kinostudion. Me fillimin e pjesës së dytë korçarët sërish vuajnë pasi vijnë dy gola brenda tre minutash dhe janë fillimisht Begallo dhe, më pas, Cana që shënojnë përkatësisht në të 47-ën dhe në të 49-ën, ndërkohë që po këto dy lojtare shënojnë sërish njëra pas tjetërës, në të 59-ën dhe të 67-ën. 20 minuta përpara fundit do të mbyllte serinë e golave Lulaj.

Ajo e ka çuar rezultatin në 7-0 dhe duke siguruar një fitore të thellë për Kinostudion. Nga një tregolësh për Kinostudion kanë shënuar dy lojtare, siç janë, Mesuare Begallo dhe Arsejda Cana, sigurisht pas një paraqitjeje vërtetë të mirë që kanë bërë të dy futbollistet në fjalë. Skënderbeu, nga ana tjetër, kthehet në shtëpi me këtë humbje të thellë, por që sigurisht do ta ketë të vështirë deri në fund, pasi pa një portiere çdo ekip do ta kishte të vështirë.

 

Kinostudio – Skënderbeu               7-0

Shënues: Begallo 12’, 47’, 59’,

Cana 17’, 49’, 59’, Lulaj 70’

Kinostudio: Noka, Jova, Begallo, Aliaj, Lulaj, Llalla, Poçesta, Beqiri, Lufi, Kamberi (Fiskollari 55’), Cana. Trajner: G. Gjonpalaj

Skënderbeu: Sula, Zere, Demollari (Kajo 21’), Shkëmbi, Zizolli, M. Niçku, Kasa, Morava, Myrtollari, Qyllalli, J. Niçku (Muçollari 46’). Trajner: S. Lako

Gjyqtarë: M. Çemeri, E. Kapxhiu, M. Hajdari (Durrës)

 

Kampionati Kombëtar

i Futbollit – Femra

 

Java e 11-të

(12 mars 2016)

 

Kinostudio – Skënderbeu                7-0

Dajti – Tirana AS                                0-7

The Door – Juban Danja                  3-1

Teuta – Vllaznia                                 0-4

Apolonia – AAS                               11-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Vllaznia         11        11        0            0        88-1                33
  2. Kinostudio     11          9        0            2        61-13              27
  3. Apolonia        11          7        1            3        44-16              22
  4. Tirana AS      11          7        1            3        45-18              22
  5. The Door       11          6        3            2        29-16              21
  6. Skënderbeu  11          5        0            6        22-30              15
  7. Juban Danja 11          4        1            6        23-22              13
  8. AAS                11          2        0            9          8-70                6
  9. Teuta              11          1        0          10          9-54                3
  10. Dajti 11          0        0          11          2-91                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh