Gjergj Vyshka 12.03.2016 13:45
Në takimin e parë të javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Partizani i Elvis Ismetit dje ka bërë ndeshjen më të mirë të sezonit dhe mbase nuk e ka merituar të humbiste përballë Kamza Basket, që është kryesuese e renditjes.
Në fakt, kur Kamza Basket ka fituar dy pjesët e para, përkatësisht 11-17 dhe 12-17, teksa në pushim ka qenë në epërsi 23-34, askush nuk mund ta mendonte që Partizani do ta vinte në dyshim fitoren e kamzalinjve.
Por të kuqtë, me Florian Ismetin, Alban Çelën, Ramiz Uruçin, Tegun, Pyllën, Selimajn, Divitarajn, etj., e kanë fituar pjesën e tretë 24-16, hendeku i pikëve është ngushtuar në 47-50.
Luhet pikë më pikë, ndërsa Shestani e Roshi mbajnë lart skuadrën e trajnerit Adem Muhametaj, që, pasi ka fituar pjesën e katërt 13-16, ka arritur të fitojë të gjithë ndeshjen 60-66 dhe kështu vijon të jetë kryesuese e kampionatit të meshkujve.
Partizani – Kamza Basket 60-66
(11-17, 12-17, 24-16, 13-16)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 13-të
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Partizani – Kamza Basket 60-66
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 17:00
Teuta – Vllaznia ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 13 11 2 956-781 24
- Tirana 12 9 3 914-793 21
- Vllaznia 12 9 3 853-760 21
- Teuta 12 5 7 898-861 17
- Flamurtari 12 3 9 765-953 15
6. Partizani 13 0 13 752-890 13