Presidenti – Krahas shumë specialistëve të boksit shqiptarë dhe të huaj, i pranishëm në ditën e parë të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Memorial Vllaznia 2016” ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, i cili, në një prononcim për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”. Ndër të tjera, kreu i FSHBo-së, edhe pse pjesëmarrja nuk është e madhe, do të deklaronte se cilësia e boksierëve që kanë ardhur është shumë e mirë.
Ndërkohë, duke folur për kombëtaren e Shqipërisë, ai bën të ditur se për objektivin e dërgimit të boksierëve kuqezi në olimpiadë nga ana e federatës po zbatohet një strategji, e cila nuk është parë në 20 vitet e fundit. “Një pjesëmarrje e vogël për faktin se njëkohësisht janë katër turne ndërkombëtarë boksi të kësaj natyre, – ka thënë ai për median në fjalë. – Është një në Spanjë, Gjermani, Serbi dhe kjo në Shqipëri.”
Sigurisht që ndonjë ekip tjetër ka zgjedh vende të tjera me mundësi më të mira se sa këtu, duke shkuar në këto shtetet e tjera, – ka vijuar presidenti Kalivopulli. – Nuk ishte keq me pjesëmarrje të shteteve shumë të rëndësishme të boksit botëror.” Lidhur me paraqitjen e kombëtares tonë në ditën e parë ai thotë se nuk ka mbetur shumë i kënaqur.
“Të them të drejtën për ditën e parë nuk kam dalë i kënaqur nga përfaqësimi i boksierëve tanë, pasi rezultatet nuk ishin të mira ku humbën dy peshat e para 52 kilogramëshe, prej të cilëve prisnim më shumë, – theksoi kreu i dorezave shqiptare. = Megjithatë duhet thënë se kanë pasur një periudhë shumë të ngjeshur me stërvitje lidhur me përgatitjen e eliminatoreve për kualikueset në Rio dhe për këtë ndoshta nuk arritën të dilnin tek rezultatet pozitive.”