Gjergj Vyshka 12.03.2016 12:05
Nuk kishte asnjë lloj dyshim që Barleti Volej do të kalonte pa probleme gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra ndaj Vllaznisë, aq sa dhe vetë shkodranet i dinin mundësitë e tyre. Që në setin e parë, Barleti Volej ka nisur shkëputjen në 8-1, 14-8, 16-9, 18-11 dhe në fund 25-13.
E njëjta situatë në të dytën 8-3, 16-6 dhe 25-15. Po kështu dhe në të tretin 8-1, 16-6 dhe 25-17 dhe në fund 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Bici i Barleti Volejit me 13 pikë ndjekur nga Picaku i Vllaznisë me 12 pikë. Në bllok ka dalë fituese Braho, Xhixha, Thaka, Picaku e Barleti Volejit, por dhe Peteza e Vllaznisë me një mur fituese.
Në shërbim është dalluar Braho e Barleti Volejit me 6 rezultative pasuar nga Xheka e Barleti Volejit me tre të tilla, apo dhe Peteza e Vllaznisë me 2. Në total Barleti Voleji ka shënuar 75 pikë në tre sete prej të cilave 53 pikë vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë.
Në krahun tjetër Vllaznia në tre sete ka shënuar në total 45 pikë prej të cilave 35 pikë vetë, kurse dhjetë pikë kanë ardhur nga gabimet e Barletit Volej, që është fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë dhe shkon në finalen e sotme për ta mbrojtur trofeun e dytë të rrjetës shqiptare të femrave.
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
(25-13, 25-15, 25-17)
Barleti Volej: Braho, Bici, Xhixha, Thaka, Tuci, Xheka, Fagu (L) / Hasku, Zeqirllari (L), Picaku, Celej. Trajner: H. Gurabardhi
Vllaznia: Vistaraj (L), Picaku, Koçeku, Sh. Molla, Qershiza, Peteza, Zhivanaj / Rranza, A. Molla. Trajnere: S. Goga
Gjyqtarë: R. Omari, V. Sojati (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
Tirana – Teuta 3-0
Të shtunën:
Për vendet 3-4:
Vllaznia – Teuta ora 15:00
Finalja:
Barleti Volej – Tirana ora 17:00