ASNN – Nis Memorial Vllaznia, Kalivopulli shpall strategjinë e boksit. Presidenti: “Të them të drejtën për ditën e parë nuk kam dalë i kënaqur nga përfaqësimi i boksierëve tanë, pasi rezultatet nuk ishin të mira ku humbën dy peshat e para 52-kilogramëshe, prej të cilëve prisnim më shumë”.
Veprimtaria në fjalë në fjalë do të vijojë edhe për dy ditët e tjera në vazhdim, të shtunën dhe të dielën kur në orën 17.00 janë progranuar takimet e finalistëve për secilën kategori të peshës trupore.
Sipas informacionit marrë nga drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, në ditën e dytë do të jenë shtatë të tilla, ku për kombëtaren e Shqipërisë sot do të ngjiten në ring Krenar Zeneli, Mateo Çullhai, Arjon Kajoshi dhe Emiliano Xhediku.