AlbanianSport.com 11.03.2016 18:45
ASNN – Arenc Dibra, që ka shënuar dy nga katër golat e Vllaznisë dje në Pukë, jo vetëm që ka qenë i gëzuar, por dhe shumë i emocionuar, sepse pikërisht në “Ismail Xhemali” ka nisur dhe karriera e tij si profesionist.
“Unë e kam nisur karrierën time pikërisht në Pukë në moshën 19-vjeçare dhe më vjen keq që Tërbuni ndodhet në fundin e tabelës, – ka thënë ai. – Golin e parë ua dedikoj tifozëve të Vllaznisë, të cilët na mbështesin në çdo ndeshje.”
“Ndeshjen e radhës e kemi përballë Tiranës dhe unë do të dëshiroja që të shënoja përsëri, – ka vijuar sulmuesi i shkodranëve. – Për mua, por dhe për të gjithë skuadrën tonë, Vllaznia e meriton të qëndrojë në Kategorinë Superiore.”
“I uroj suksese Tërbunit dhe të qëndrojë sa më gjatë në mes më të mirave të futbollit shqiptar”, – ka përfunduar Dibra.