Gjergj Vyshka 11.03.2016 15:25
Sipas një komunikate për shtyp të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Antonis Kostantinides vjen me një përvojë të madhe në krye të kombëtares së meshkujve. Ai më parë ka drejtuar “Energia Rovinari” në Rumani dhe APOEL-in e Qipros.
Më parë ka qenë kryetrajner i kombëtares së meshkujve të Qipros, kryetrajner i kombëtares së femrave të Qipros. Ka drejtuar “Filips Kolezh”-in në Qipro dhe “Omonian”. Ka qenë trajneri i vitit në Rumani, ashtu sikurse ka qenë edhe katër herë trajneri i vitit në Qipro, apo dhe tre herë “kampion” në shtetin e tij.
Dhe në karrierën e tij ka një sërë trofesh si trajner. E për të gjitha këto ai është sot trajneri i kombëtares së meshkujve. “Nëse gjërat do të ecin mirë do të vazhdojmë dhe më tej, në të kundërt shtrëngojmë duart dhe i themi “mirupafshim” njëri-tjetrit”, – ka thënë Ponari në konferencë për shtyp.
Eurobasket 2017
Grupi F
Kalendari i kombëtares së meshkujve:
31 gusht Gjeorgji – Shqipëri
3 shtator Shqipëri – Mali i Zi
7 shtator Sllovaki – Shqipëri
10 shtator Shqipëri – Gjeorgji
13 shtator Mali i Zi – Shqipëri
17 shtator Shqipëri – Sllovaki