Gjergj Vyshka 11.03.2016 14:35
Gjeorgjia ka rezultuar përsëri “kockë e fortë” për tonat në hendboll në turneun e vendeve në zhvillim që organizohet në bashkëpunim mes Federatës Botërore dhe Evropiane.
Nëse dhjetë vjet më parë na ka mundur në Bosnje-Hercegovinë 1-61, tanimë ka një lloj përmirësimi, 6-44. Por në fund “fatura” shënon përsëri humbje, ndërsa ndeshjet në grupe janë mbyllur me tre disfata, 0 pikë, 15 gola të shënuar dhe 133 gola të pësuar.
Dje pjesa e parë ka përfunduar 1-21, kurse në të dytën 5-23 dhe në total 6-44 për Gjeorgjinë. Aliaj për vajzat kuqezi dhe Kitesashvili janë lojtaret më të mira të ndeshjes. Përfundimisht, të paktën deri më tani, një turne i dështuar në hendboll.
Gjeorgji – Shqipëri 44-6
Shënuese: Kitesashvili (15), Gadilia (6),
Gvaladze (11), Venetski, Kvelashvili, Shirgadze (3),
Kunelashvili (2), Beridze (2), Javakadez (3) /
Konini, Aliaj (2), Gozhdari (2), Zavalani
Gjeorgjia: Kitesashvili, Gadilia, Vardishvili, Gvaladze, Shogovadze, Javakia, Shokeli / Venetski, Kvelashvili, Shashua, Shirgadze, Kunelashvili, Beridze, Javakadze. Trajner: G. Gvazava
Shqipëria: Muzha, Delia, H. Zajmi, Konini, Aliaj, Gozhdari, Beqo / S. Zajmi, Zavalani. Trajner: Sh. Lamçja
Gjyqtarë: A. Hese, A. Martin (Britani e Madhe)
Karton i verdhë: Muzha