AlbanianSport.com 11.03.2016 13:45
ASNN – Liverpuli ka mposhtur 2-0 Mançester Junajtid, në takimin e parë të këtij çifti të turit të 16-shes së Ligës së Evropës, që ka luajtur mbrëmë ndeshjet e para. Sikundër gjatë gjithë këtij sezoni, edhe kjo supersfidë e futbollit evropian ka ardhur mbrëmë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, së bashku me të gjithë golat e 7 ndeshjeve të tjera.
Veprimtaria e dytë e futbollit kontinental, Liga e Evropës, ka luajtur mbrëmë ndeshjet e para të turit të saj 16-shes dhe padyshim çifti më i spikatur ka qenë ai anglez, Liverpul-Mançester Junajtid, që është fituar nga vendasit me rezultatin 2-0. Ky derbi britanik, që ishte padyshim që kapriçio e pamëshirshme e shortit, vuri përballë dy skuadra që kanë shkruar historinë e futbollit anglez, por edhe atij evropian, në këtë gjysmëshekull të fundit.
Vendasit e dominuar takimin dhe kaluan në epërsi pas 20 minutash lojë, kur Staridxh ktheu në gol një 11-metërsh. Me këtë epërsi minimale të Liverpulit do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë, të kuqtë do të gjejnë edhe një tjetër gol, 17 minuta para fundit, me anë të Firminjos, i cili përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe përshëndet rrjetën. Liverpuli fiton 2-0, duke marrë një fitore të çmuar për ndeshjen e kthimit.
Sikundër gjatë gjithë këtij sezoni, edhe kjo supersfidë e futbollit evropian ka ardhur mbrëmë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, së bashku me të gjithë golat e 8 ndeshjeve të tjera. Përveç sfidave Bazel-Sevilja dhe Sparta e Pragës, që u mbyllën në barazim, në të gjitha të tjerat fituan ekipet vendase. Ndeshjet e kthimit luhen pas një jave, më 17 mars 2016.