Basketboll – Meshkuj / Kostantinides: Përveç Kuqos, të gjithë të tjerët, gati!

Share Button

Avni-Ponari-Korab-Llazani-Kostandinides-flet-tjeter

Gjergj Vyshka 11.03.2016 12:55

Trajneri i ri i Kombëtares së meshkujve, qiprioti Antonis Kostantinides, tashmë ka nisur dhe bisedimet me të gjithë lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa i vetmi që duket se ka thënë jo, kjo dhe për shkak të moshës dhe vendosjes për të mbyllur karrierën, është Ermal Kuqo. “Më duhet të falënderoj, – ka thënë Kostantinides, – edhe presidentin Ponari për besimin që pati ndaj meje, ndërsa unë jam i bindur se do të jap 1,000 % për të mirën e kësaj kombëtareje.”

“Unë jam i përgatitur për ta marrë këtë ekip, ndërsa kundërshtarët kanë trajnerë të fuqishëm, por dhe lojtarë që luajnë deri në NBA, – ka vijuar trajneri aktual i SIGAL Prishtinës, që militon në Superligën e Kosovës në basketboll, por edhe në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (BIBL). – Atëherë detyra jonë është që të jemi agresiv në fushë, si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm. Ajo që më bën optimistë në punën time është se të gjithë lojtarët janë treguar të gatshëm për të ardhur.”

Por Konstantinides, teksa ka qenë i pranishëm edhe në finalet e Kupës së Shqipërisë në Shkodër, është i ndërgjegjshëm për nivelin që prodhon basketbolli në Shqipëri. “5-6 vitet e fundit unë kam ndjekur disa kampionate në kërkim të lojtarëve për ekipet që drejtoj, – ka thënë qiprioti. – Por më duhet të them se nuk niveli i viteve të kaluara, ndërsa nga i pari deri tek i fundit janë të gjithë njësoi. Megjithatë në kombëtare të gjithë do të jenë të barabartë e dera do të jetë e hapur për të gjithë”.

 

Eurobasket 2017

 

Grupi F

 

Kalendari i kombëtares së meshkujve:

 

31 gusht                    Gjeorgji – Shqipëri

3 shtator                     Shqipëri – Mali i Zi

7 shtator                     Sllovaki – Shqipëri

10 shtator                  Shqipëri – Gjeorgji

13 shtator                  Mali i Zi – Shqipëri

17 shtator                  Shqipëri – Sllovaki

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh