Gjergj Vyshka 11.03.2016 11:15
Sipas informacionit që ka dhënë për mediat sportive drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, Turneu “Memorial Vllaznia 2016” do të jetë një test për ekipin kombëtar të dorezave.
Sepse ato ndodhen një muaj përpara kualifikueseve të Lojërave Olimpik “Rio de Zhaneiro 2016”, ndërsa në këtë veprimtari do të marrin pjesë 7 shtete, të cilët do të sjellin në ring 50 boksierë, 20 trajnerë dhe 10 gjyqtarë.
Madje sipas Peros, teksa dje është bërë edhe peshimi i boksierëve, shtetet pjesëmarrës kanë edhe “kampionë” Evrope në gjirin e tyre, apo dhe kampionë bote”. Ndeshjet do të zhvillohen nga data 11, deri më 13 mars.
Të dielën do të jenë finalet, do të zhvillohen në ora 17:00 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.