Basketboll – Meshkuj / Trajneri qipriot: Një mision i vështirë, por unë besoj

Share Button

Avni-Ponari-Korab-Llazani-Kostandinides-flet

Gjergj Vyshka 11.03.2016 10:25

Konferenca për shtyp e presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, pa e ditur askush se çfarë do të diskutohej, është vonuar më shumë se 50 minuta. Ose e thënë ndryshe gati 1 orë. Sepse Kostantinides, i cili ka ardhur direkt nga Prishtina, është vonuar rrugës. Ndaj si presidenti Ponari, ashtu dhe trajneri Kostantinides kanë kërkuar falje për këtë vonesë të paparashikuar.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë vonesë, por rrugës ka ndodhur një aksident dhe ishte e pamundur që të vinim në kohë, – ka thënë qiprioti në hapje të fjalës së tij. – Më duhet të falënderoj Federatën Shqiptare të Basketbollit për këtë mundësi që më ka dhënë. Jam i kënaqur për besimin, ndërsa do të jem trajneri i kombëtares së basketbollit të Shqipërisë.”

“Kemi një mision të vështirë përpara, një rrugë e vështirë, – ka vijuar ai. – Megjithatë unë kam qenë edhe trajneri i Qipros dhe besoj se eksperienca ime do të vlejë për të bërë më të mirën për këtë kombëtare. Jo vetëm kaq, por duhet të mendojmë vazhdimësinë dhe të ardhmen e kësaj kombëtareje, pa menduar sot për sot. Të ndërtojmë një skuadër të fortë, sepse kemi përballë kundërshtarë me përvojë, si Gjeorgjia, Sllovakia e Mali i Zi.”

“Janë skuadra që kanë amerikanë, por dhe basketbollistë që luajnë në Itali, Kosovë e Greqi. E megjithatë unë besoj tek kjo skuadër”, – ka këmbëngulur trajneri i ri i Kombëtares së meshkujve, Antonis Kostantinides.

 

Eurobasket 2017

 

Grupi F

 

Kalendari i kombëtares së meshkujve:

 

31 gusht                    Gjeorgji – Shqipëri

3 shtator                     Shqipëri – Mali i Zi

7 shtator                     Sllovaki – Shqipëri

10 shtator                  Shqipëri – Gjeorgji

13 shtator                  Mali i Zi – Shqipëri

17 shtator                  Shqipëri – Sllovaki

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh