Gjergj Vyshka 10.03.2016 18:00
Shkodra, si kryeqendër e sporteve shqiptare nuk do të jetë këtë javë në qendër të vëmendjes vetëm për finalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, por dhe për turneun e boksit “Memorial Vllaznia”.
Një veprimtari ndërkombëtare, i cili organizohet për të disatin vit, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe boksierë nga Kosova, Kazakistani, Ukraina, Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Tashmë Shqipëria, e cila do të drejtohet nga Zef Gjoni, e ka përzgjedhur kombëtaren, që do të jetë e përbërë nga: Klevis Vrapi, Ardit Nurja, Krenar Zeneli, Arjon Kajoshi, Mateo Çullhaj, Syrjan Marinaj, Emiliano Xhediku, Melkiad Paluca dhe Nelson Hysa.
Turneu do të zhvillohet në Shkodër nga data 11, deri më 13 mars dhe shpresohet që Shqipëria të marrë edhe medalje në këtë veprimtari që është përfshirë edhe në kalendarin e boksit ndërkombëtar.