Gjergj Vyshka 10.03.2016 12:30
Federata Shqiptare e Shahut, nëpërmjet profilit të saj në “Facebook”, ka zbardhur kalendarin e veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare për vitin 2016. Gjithçka nis me Kampionatin kombëtar të Të Rinjve, deri në moshën 18 vjeç, që nis më 24 mars, e deri më 30 mars 2016.
Më pas, vazhdohet nga data 7, deri më 15 prill 2016, me gjysmëfinalet e Kampionatit Kombëtar Individual, si dhe Kampionatin Kombëtar të Rapidit (lojë e shpejtë 15 minuta). Nga data 28 prill, deri më 6 maj 2016 mbahen finalet e Kampionatit Kombëtar Individual, si dhe Kampionati Kombëtar i Rapidit (lojë e shpejtë 25 minuta).
Nga data 6, deri më 14 tetor 2016, Kampionati Kombëtar Ekipor, si dhe Kampionati Kombëtar i blicit. Dhe veprimtaritë kombëtare mbyllen më 28, 29 dhe 30 nëntor 2016 me Kupën e Shqipërisë.
Por veprimtaria më madhore ndërkombëtare është Olimpiada Botërore, e cila do të zhvillohet nga data 1, deri më 14 shtator 2016, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Ky është kalendari i veprimtarive të shahut për vitin 2016.