Gjergj Vyshka 10.03.2016 07:55
Mundja shqiptare nuk ka mundur ta realizojë ëndrrën e saj për një medalje në Kampionatin Evropian të Të Rriturve në Riga të Letonisë. E po kështu ende nuk e ka marrë kualifikimin me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, çka i mbetet pjesëmarrjes në tre turnetë kualifikues në Serbi, Mongoli dhe Turqi.
I vetmi përfaqësues i Shqipërisë, Egzon Shala, në peshën 97 kg në mundjen e lirë është eliminuar që në turin e 16-shes, teksa është mundur 2-14 nga moldavi Nikolai Seban. Por më parë të njëjtin fat ka pasur dhe i vëllai, Edon Shala, i cili si përfaqësues i Kosovës në peshën 97 kg, që është mundur 3-13 nga sllovaku Jozef Jaloviar.
Parë kështu Evropiani i Rigës ka qenë një zhgënjim për mundjen shqiptare dhe Egzon Shalën prej të cilit pritej më shumë. Të paktën deri në zonën e medaljeve…