Gjergj Vyshka 09.03.2016 19:55
Dje ndaj Skënderbeut nuk ka luajtur lojtari i lirë Altin Gorenxa, i cili vendin e tretë të ekipit të tij në Kupën “Adem Jashari” në Skënderaj fundjavën e kaluar do ta komentonte kështu: “Nuk është puna se ne erdhëm direkt nga rruga, sepse edhe herët e tjera ashtu kemi shkuar”.
“Por duket se ka qenë një ditë e keqe për ne, e cila më mirë që ndodhi tani, – ka vijuar “liberoja” i kampionëve në fuqi të rrjetës shqiptare të meshkujve. – Jemi përpara finaleve të Kupës së Shqipërisë dhe, më pas, fazës së “play-off”-it për titullin “kampion” dhe sigurisht që Studenti do të jetë ndryshe.
“Atje patëm edhe një përballje të vështirë e të fortë me Lubotenin, por, sidoqoftë, siç e thash edhe më lart, ishte një ditë jo për ekipin tonë e më mirë që ndodhi tani”, – ka përfunduar lojtari i lirë i Studentit, Altin Gorenxa.