AlbanianSport.com 09.03.2016 12:30
ASNN – Teuta u ka dhënë fund përgatitjeve në prag të përballjes me Skënderbeun dhe ka udhëtuar drejt Korçës me besimin për të marrë një rezultat pozitiv. “Djemtë e detit” e konsiderojnë sfidë mjaftë vendimtare, ndërsa trajneri Gugash Magani do të ketë të bëjë pa shërbimet e lojtarit kyc të skuadrës, serbit Lukiç.
Numri një i stolit durrsak deklaroi se skuadra e tij e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje dhe do të futet në fushë për të marr rezultat pozitiv. Magani ka besim tek skuadra e tij dhe shprehet se Teuta do të futet në fushë për të luajtur si e barabartë me kampionët e Skënderbeut.
Përveç mungesës së Lukiç, pjesa tjetër e skuadrës po kalon një formë shumë të mirë dhe është gati për t’u përballur në fushë të huaj me Skënderbeun. Sfida Skënderbeu-Teuta do të zhvillohet në orën 17.00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.