Gjergj Vyshka 09.03.2016 11:25
Komisioni Teknik i Federatës Shqiptare të Notit, i mbledhurtë martën, ka caktuar kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet në Londër, nga data 9, deri më 22 maj 2016.
Kështu për meshkuj janë caktuar Sidni Hoxha, Franc Aleksi dhe Klavio Meçe, kurse për femra, Nikol Merizaj dhe Noel Borshi. Ndërkohë, trajner i ekipit kombëtar në Londër do të jetë Gjergji Ngresi.
Ky kampionat është i fundit për t’u kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, teksa siç dihet deri më tani Shqipëria ka dy sportistë me normë, Luiza Gega në atletikë dhe Sidni Hoxha në not.
Parë kështu noti shqiptar e ka vlerësuar së tepërmi këtë pjesëmarrje në Evropianin e Londrës. Nuk duhet harruar se më 19 dhe 20 mars 2016, në pishinën e mbyllur të kompleksit “Te Stela”, do të zhvillohet dhe Kampionati Dimëror i Notit për Të Rritur e Të Rritura, por dhe Të Rinj e Të Reja.