AlbanianSport.com 08.03.2016 09:45
ASNN – Sulmuesi kosovar, Shkëlzen Gashi, ka këmbëngulur se në SHBA nuk është transferuar për shkak të parave dhe se hapi që ka marrë për të luajtur në kampionatin amerikan të futbollit nuk është një hap prapa në karrierë.
“Paraja nuk ka qenë faktor vendimtar në këtë transferim, sepse, po të kisha menduar vetëm për paratë, atëherë do të isha tashmë duke luajtur në Kinë apo në Emiratet e Bashkuara Arabe”, – ka thënë Gashi në një intervistë për numrin e të dielës të së përditshmes zvicerane “Blik”.
Futbolli 27-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar në fillim të shkurtit nga klubi zviceran i Bazelit tek ekipi i kampionatit amerikan, (MLS), Kolorado Rapids, për 2.7 milionë euro. Në dy sezonet e fundit, Gashi ishte golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës, por këtë edicion gjërat nuk ecën aq mirë për të, çka e shtyu atë të largohej nga helvetët drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.