AlbanianSport.com 07.03.2016 09:00
ASNN – Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në prill në Norvegji, është shansi i madh i shtangës shqiptare për të synuar Olimpiadën e verës.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka theksuar se synimi madhor i kuqezinjve mbetet medalja e parë olimpike.
Kupa e Shqipërisë për Të Rritur, që u zhvillua fundjavë në kryeqytet, ishte prova gjenerale e peshëngritjes shqiptare për Evropianin e prillit në Norvegji.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka vlerësuar nivelin e konkurrencës në këtë veprimtari.
Sipas Gjozës, objektivi madhor mbetet Olimpiada e Rio de Zhaneiros. Në përfundim të garave, fituese e dyfishtë e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje u shpall Tirana.