AlbanianSport.com 06.03.2016 20:25
ASNN – Agjencia e Shërbimit të Sportit tanimë ka një rol të përcaktuar qartë dhe me detyra të specifikuara, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e sportit në vend. Duke folur për Televizionin Shqiptar, Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, ka sqaruar funksionimin e kësaj agjencie në bazë të vendimit më të fundit të qeverisë.
Vendimi i qeverisë për Agjencinë e Shërbimit të Sportit e kthen këtë organizëm në një institucion të mirëfilltë në mbështetje të zhvillimit të sportit në vend. Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar, ka sqaruar edhe rolin e ri të kësaj agjencie. Sipas Drejtorit të Sporteve, Agjencia do të ketë një rol kryesor në mbështetjen e ekipeve kombëtare.
Kjo Agjenci pritet të zgjerohet së shpejti me mjedise të reja në Ish-Kompleksin Sportiv “Dinamo”.