Gjergj Vyshka 05.03.2016 19:15
Edhe pesha 94 kilogram ka pasur një duel mes Endri Karinës dhe Sopot Sulës. Nëse Karina ka gabuar në provën e parë me 155 kg, të cilën e ka ngritur në të dytën, ka qenë fitues në shkëputje, sepse ka ngritur 2 kilogramë më shumë se sa kundërshtari (162, Sula e ka mbyllur me 160).
Në shtytje Karina është fitues me 190 kg, sepse Sula ka gabuar në tentativën e tij të tretë për 192 kg. Ndaj elbasanasi, që është mbështetur nga trajnerët e ekipit tonë kombëtar, Leonard Toska dhe Ilir Suli, ka qenë fitues. Ndërkohë, në peshën +105 kg, në stilin e shkëputjes, Edison Elmazi i Flamurtarit, që stërvitet nga mjeshtri i shtangës vlonjate, Hysen Cenaj, ka realizuar dhe një provë për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Bëhej fjalë për 155 kg, të cilën Elmazi e ka realizuar me sukses. Sepse kështu gjatë Kupës së Shqipërisë janë matur forcat edhe nëpërmjet peshave që mund dhe duhet të realizohen në Evropianin e Oslos. Përfundimisht Kupa e Shqipërisë, me Velin dhe Qerimajn më të mirët, por dhe Tiranën fituese e dyfishtë e saj, ka treguar cilësi në peshëngritje.
Kupa e Shqipërisë në Peshëngritje
Rezultatet teknike:
Femra Shkëp Shtyt Dygarësh
Pesha 48 kg Ana Jovani (Skënderbeu) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha 53 kg Evangjeli Veli (Partizani) 86 kg 105 kg 191 kg
Pesha 58 kg Besjana Koni (Tirana) 40 kg 49 kg 89 kg
Pesha 75 kg Manjola Karaj (Partizani) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha +75 kg Besarda Kollozi (Tirana) 62 kg 70 kg 132 kg
Si ekip: Tirana 272 pikë
Sportistja më e mirë: Evangjeli Veli (Partizani) 288.1 pikë
Meshkuj
Pesha 56 kg Roald Kuqja (Shtërmeni) 72 kg 90 kg 162 kg
Pesha 62 kg Romario Avdiraj (Tirana) 110 kg 135 kg 245 kg
Pesha 69 kg Edison Nelaj (Tirana) 120 kg 147 kg 267 kg
Pesha 77 kg Briken Calja (Shtërmeni) 147 kg 185 kg 332 kg
Pesha 85 kg Erkand Qerimaj (Vllaznia) 157 kg 195 kg 352 kg
Pesha 94 kg Endri Karina (Elbasani) 162 kg 190 kg 352 kg
Pesha 105 kg Aleks Kaçani (Skënderbeu) 135 kg 165 kg 300 kg
Pesha +105 kg Edison Elmazi (Flamurtari) 151 kg 175 kg 326 kg
Si ekip: Tirana 532 pikë
Sportisti më i mirë: Erkand Qerimaj (Vllaznia) 434.01 pikë