AlbanianSport.com 05.03.2016 18:25
ASNN – “Nuk mund të bënim më shumë sesa kaq në këtë ndeshje, sepse e dimë që mundësitë tona këto janë, – ka deklaruar trajneri i Shqipërisë, Altin Rraklli, pas humbjes 0-4 me Ukrainën në Elbasan. – U munduam më shumë që të mbrohemi në fushë, të njëjtën gjë që bëjmë pas çdo ndeshje me të tillë kundërshtarë, duke qenë se jemi më poshtë në nivel.”
“Kemi ende shumë punë përpara dhe do punojmë fort për të rritur cilësinë dhe pse jo të marrim edhe ndonjë rezultat pozitiv, ndonëse do të jetë e vështirë”, – ka shtuar ai. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Ukrainës, Reva, tha: “Kemi bërë një ndeshje të mirë, ku dominuam mbi rivalin. Pavarësisht shifrave, nuk ishte aq e lehtë, edhe pse me rastet që krijuam mund të kishim shënuar më shumë.”
“Jam i kënaqur nga loja që kanë treguar vajzat në fushë ditën e sotme (djeshme) dhe tani të shohim me radhë sfidat që kanë mbetur në këto Eliminatore të Evropianit”, – ka përfunduar ai.
Kampionati Evropian
i Futbollit – Femra
Renditja e grupit 3 të Eliminatoreve
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Franca 4 4 0 0 15-0 12
- Rumania 4 2 1 1 8-6 7
- Greqia 4 2 0 2 8-9 6
- Ukraina 3 1 1 1 6-5 4
- Shqipëria 4 0 0 4 3-20 0
Ndeshjet e luajtura:
22 shtator 2015 Francë – Rumani 3-0
22 tetor 2015 Shqipëri – Greqi 1-4
22 tetor 2015 Ukrainë – Rumani 2-2
27 tetor 2015 Rumani – Shqipëri 3-0
27 tetor 2015 Ukrainë – Francë 0-3
27 nëntor 2015 Greqi – Rumani 1-3
27 nëntor 2015 Shqipëri – Francë 0-6
1 dhjetor 2015 Greqi – Francë 0-3
26 janar 2016 Greqi – Shqipëri 3-2
4 mars 2016 Shqipëri – Ukrainë 0-4
Ndeshje për t’u zhvilluar:
8 mars 2016 Greqi – Ukrainë
8 prill 2016 Ukrainë – Shqipëri
8 prill 2016 Rumani – Francë
2 qershor 2016 Shqipëri – Rumani
3 qershor 2016 Francë – Greqi
7 qershor 2016 Ukrainë – Greqi
15 shtator 2016 Rumani – Ukrainë
20 shtator 2016 Francë – Shqipëri
20 shtator 2016 Rumani – Greqi