AlbanianSport.com 23.10.2014 22:05
ASNN – SIGAL Prishtina triumfoi me rezultatin 87-80 në takimin e radhës të vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj ndaj Mornarit.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, ka arritur të triumfojë në fushë të huaj kundër Mornarit.
Prishtinasit triumfuan me 7 pikë epërsi, 87-80 në një ndeshje ku shkëlqeu basketbollisti i mirënjohur, Dardan Berisha.
Ky i fundit realizoi plot 41 pikë, duke shtuar edhe 3 pasime për kosh dhe 3 topa të zotëruar në tabelë.
Mjaft efikas ishte edhe amerikani i bardhekaltërve, Aron MekGi, me 16 pikë. Te vendasit, Kelvin Njuëll shënoi 20 pikë.