Partizani “e skuq” derbin e 144-t, thyen Tiranën për 12 minuta (Video)

Share Button

Partizani-Tirana-2-0-flake-2016

AlbanianSport.com 03.03.2016 19:50

ASNN – Partizani ka mposhtur Tiranën me rezultatin 2-0, në takimin e zhvilluar të premten në mbrëmje dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Dy gola brenda 12 minutave të parë u kanë dhënë të kuqve kryeqytetas fitoren në derbin e 144-t, duke shkurtuar, të paktën për momentin, në një pikë të vetme largësinë që e ndan nga Skënderbeu kryesues.

Derbi nr. 144 i kryeqytetit shqiptar, midis Partizanit dhe Tiranës, është ngjyrosur sërish me të kuqe, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Andrea Agostineli, ka fituar me rezultatin 2-0 dhe ka shkurtuar, të paktën për momentin, në një pikë të vetme largësinë që e ndan nga Skënderbeu kryesues.

Ndeshja që u luajt në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe, sikundër çdo veprimtari madhore sportive kombëtare, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për të kuqtë.

Pas vetëm 5 minutash lojë, Sukaj do të përfitojë më së miri nga një harkim i saktë i Fejzullahit dhe do të godasë me kokë brenda zonës së rreptësisë dhe do të përshëndesë rrjetën. Tirana është tulatur dhe, brenda 6 minutash, do të pësojë edhe një gol tjetër, këtë herë nga krahu i majtë i sulmit të të kuqve, kur një goditje e lirë është devijuar me kokë në rrjetë nga Fazlliu.

Partizani kryeson me shifrat 2-0 pas vetëm 12 minutash lojë dhe Tirana është goditur aq rëndë, saqë nuk do të arrijë të reagojë në pjesën e parë, duke mos e rrezikuar portën e të kuqve. Pjesa e dytë do të sjellë një karton të kuq për të sapofuturin Elis Bakaj, i cili do ta lërë kështu skuadrën e tij me 10 lojtarë për mëse një gjysmë ore lojë.

Në inferioritet numerik, por edhe në disavantazh të dy golave, Tirana nuk arrin të reagojë dhe Partizani korr kështu rezultatin e 8-të pozitiv radhazi në derbi, duke mbajtur gjallë shpresën për titull.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh