Gjergj Vyshka 03.03.2016 12:30
Shqipëria e ka nisur me humbje pjesëmarrjen e saj në Kupën Dejvis 2016. Kuqezinjtë janë mundur 3-0 përballë Irlandës.
Më konkretisht Arbër Sulstarova është mundur 0-2 nga Piter Bothuell, teksa i ka humbur të dy setet, 0-6.
Po kështu, po 0-2, është mundur dhe Flavio Deçe nga Sem Berri (1-6, 3-6). Dhe në fund ka humbur dhe dyshja Deçe/Shypheja ndaj Berri/O’Hir (0-6, 0-6).
Që do të thotë një fillim tërësisht me humbje, ndonëse nuk pritet ndonjë surprizë duke patur parasysh nivelin e tenisit shqiptar.