AlbanianSport.com 01.03.2016 14:25
ASNN – Shqipëria e futbollit të femrave, e cila drejtohet nga trajneri Altin Rraklli, të premten në ora 14:30 në “Elbasan Arena” do të ketë ndeshjen e radhës të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Holandë 2017”.
Do të jetë përballë Ukrainës, ndërsa dje kanë nisur përgatitjet në resortin “Tropikal” në Durrës. Kjo ndeshja e katërt për tanët, ndërsa deri më tani janë mundur 1-4 dhe 2-3 nga Greqia, 0-3 nga Rumania dhe 0-6 nga Franca.
Vetëm përpara disa javësh, Shqipëria ka pasur dhe një miqësore me Kosovën po në Elbasan, të cilën e ka humbur 1-3. Tashmë nuk pritet ndonjë gjë ndryshe, ndonëse më 4 mars do të luhet përballë Ukrainës.
Më 8 prill do t’i kthehet vizita Ukrainës, më 2 qershor vjen Rumania, kurse më 20 shtator mbyllen Eliminatoret ndaj Francës. Por gjendja e kombëtares së futbollit të femrave të Shqipërisë është e vështirë.