Gjergj Vyshka 01.03.2016 07:05
Djemtë e Dritan Bardhit, edhe duke triumfuar dje përballë Teutës, jo vetëm që u kanë rrëmbyer “djemve detit” vendin e katërt, por i kanë ndezur shpresat për një vend në Play-off. Kuqeblutë ruajnë kreun. Një ditë kushtuar volejbollit, aksion i iniciuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, ka përfshirë tre nga ndeshjet më të rëndësishme të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj.
Pikërisht për meshkuj në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, atje ku ishte shtruar tarafleksi (tapeti që përdoret zakonisht për ndeshjet e rrjetës në arenën ndërkombëtare), janë luajtur Farka Volej-Teuta dhe Tirana-Vllaznia. Madje kjo ndeshje, e vlefshme për javën e 13-të të meshkujve, duhet të ishte luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Po për shkak të kësaj veprimtarie, e cila ka përfshirë të gjithë Evropën, ndërsa në Shqipëri është bërë me iniciativën e presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, kjo ndeshje me marrëveshjen mes dy klubeve është luajtur në kryeqytet. Me idenë që në fazën e katërt, në vend që të luhet në kryeqytet, do të luhet në Shkodër.
Është ndeshja që i ka mbajtur të gjithë në ankth, ndërsa i gjithë volejbolli i luajtur për meshkuj përkthehet në një provë karakteri për Vllazninë kryesuese dhe Farka Volejin, që dje i ka ndezur shpresat vetes për të qenë në fazën e “play-off”-it për titull “kampion”.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 13-të
(29 shkurt-2 mars 2016)
Të hënën:
Farka Volej – Teuta 3-1
Tirana – Vllaznia 2-3
Skënderbeu pushim
Të mërkurën:
Elbasani – Studenti (ora 18:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 12 9 3 29-17 26
- Tirana 11 7 4 26-14 23
- Studenti 10 8 2 26-12 22
- Farka Volej 11 6 5 22-18 18
- Teuta 11 6 5 23-22 17
- Skënderbeu 11 2 9 8-28 6
- Elbasani 10 0 10 7-30 2