Gjergj Vyshka 29.02.2016 17:05
Për kuqeblutë është hera e dytë që fitojnë këtë trofe, ndërsa për presidentin e shkodraneve, Lazër Matija, hera e katërt me një kupë të tillë. Vërtetohet dominimi i plotë i ekipit të Nikolin Lekës për vajza.
Ndërkaq, në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, për disa minuta në pjesën e parë të saj, ka qenë i pranishëm edhe ish-futbollisti i bardhebluve të kryeqytetit, Nevil Dede.
Trajneri i të rejave nisur dhe nga fakti që futbolliste të të dy ekipeve janë pjesë e kombëtares së tij të Nën-19-vjeçareve ka vëzhguar lojtaret që ka kandidate për ekipin që drejton. E më pas është larguar.