Gjergj Vyshka 29.02.2016 14:20
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ka bërë të ditur se dje, në Qendrën Sportive “Rinia” Kamëz, është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Moshave nga 6, deri në 12 vjeç, ose, thënë ndryshe, për fëmijët.
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e licencuara nga Federata Shqiptare e Xhudos, ndërsa për moshat nga 6, deri më 10 vjeç kampionati u zhvillua në formën e lojërave.
Gjatë fazës së nxehjes, gjithnjë sipas informacionit të Çapos, specialisti Erind Cara organizoi disa lojëra duke e bërë garën më të gëzueshme. Fëmijët ishin të shoqëruar nga prindërit dhe atmosfera në kampionat mbështetej nga duartrokitjet e tyre.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudos, Muhamet Harizi, falënderoi për kontributin dhe mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie gjyqtarin e tapetit Altin Përgjergjin, si dhe Bashkim Mërtirin, Aurora Shkozën, Arta Mërturin dhe Florian Progrin.
“Në këtë kampionat spikatën disa talente, të cilat do të mbahen nën vëzhgim nga Federata. E po kështu në përfundim të veprimtarisë u zhvillua dhe një takim me instruktorët pjesëmarrës për projektin xhudo në shkolla”, – ka thënë Çapo.
Veprimtaria e radhës e xhudos shqiptare do të jetë Kampionati Kombëtar i Të Rriturve, që do të zhvillohet më 12 dhe 13 mars 2016, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Kampionati Kombëtar
i Xhudos për Moshat
Rezultatet teknike:
Mosha 6-8 vjeç
Meshkuj
Pesha 22 kg Sidrit Suti (Laçi)
Pesha 28 kg Samuel Gega (Besëlidhja)
Femra
Pesha 18 kg Krista Kranci (Vllaznia Xhudo)
Pesha 28 kg Sara Dini (Vllaznia Xhudo)
Pesha 32 kg Arjola Osmani (Vllaznia Xhudo)
Mosha 8-10 vjeç
Meshkuj
Pesha 25 kg Nikoll Gjoka (Vllaznia Xhudo)
Pesha 28 kg Aurel Gjoni (Tirana)
Pesha 30 kg Ahmed Koçi (Tirana)
Pesha 32 kg Aleks Gjeçi (Besëlidhja)
Pesha 34 kg Luis Kryekurti (Rinia Kamëz)
Femra
Pesha 25 kg Diana Mbrozi (Teuta)
Mosha 10-12 vjeç
Meshkuj
Pesha 32 kg Elti Sadrija (Vllaznia Xhudo)
Pesha 34 kg Nikolla Mbrozi (Teuta)
Pesha 38 kg Osman Osmani (Vllaznia Xhudo)
Pesha 42 kg Martin Prendi (Besëlidhja)
Pesha 46 kg Kevin Matraku (Tirana)
Pesha 50 kg Eraldo Hysoneli (Rinia Kamëz)
Pesha 60 kg Redian Piroli (Laçi)
Pesha 73 kg Rei Hoxha (Tirana)
Femra
Pesha 48 kg Brikena Dini (Vllaznia Xhudo)