Gjergj Vyshka 29.02.2016 11:35
Gëzim Gjonpalaj, trajneri i Kinostudios, ka pranuar realitetindhe pamundësinë për t’u ndeshur në kushte të barabarta me Vllazninë. “Shiko, janë gati 17 lojtare më skuadrën kundërshtare që janë të ekipit kombëtar”, – ka deklaruar ai pas finales së humbur me Vllazninë.
“Unë dy lojtare kam të rritura, kurse e gjithë pjesa tjetër janë të reja, – ka pohuar trajneri i kryeqytetaseve. – Kështu që këto ishin mundësitë tona dhe nuk mund të bënim më shumë. Në kampionat do të vazhdojmë të tregojmë vlerat tona, por për aq mundësi sa kemi.”
“Do të donim të merrnim më shumë nga kjo finale, por këto ishin mundësitë e Kinostudios”, – ka përfunduar trajneri Gëzim Gjonpalaj.